2009-09-10 16:10:31

Shfaqet në Venecia filmi i regjisorit kosovar Gjon Kolndrekaj: “Mateo Riçi një jezuit në mbretërinë e dragoit”. Merr pjesë kard. Anxhelo Skola.


(10.09.2009 RV)Në kuadrin e përgatitjeve që po bëhen për 400-vjetorin e vdekjes së jezuitit Atë Mateo Riçi, Patriku i Venecies kard. Anxhelo Skola foli sot paradite në Festivalin e Filmit në Venecia, me rastin e shfaqjes së dokumentarit “Mateo Riçi, një jezuit në mbretërinë e dragoit”. Qe ky një rast për të reflektuar mbi rëndësinë historike dhe misionare të këtij jezuiti të madh, i cili çoi në Kinën e shek. XVI Fjalën e Krishtit dhe mesazhin e Ungjillit. Skenarist dhe regjisor i këtij filmi është artisti i njohur kosovar Gjon Kolndrekaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.