2009-09-09 15:08:47

Sonte fjalimi i Presidentit Obama mbi reformën shëndetësore në SHBA


(09.9.2009 RV)Pritet sot në SHBA fjalimi i presidenti amerikan, Obama, mbi reformën e sistemit shëndetësor. Pra, sonte Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do t’i drejtohet Kongresit me një fjalim, në të cilin do të ndalet tek plani i reformës së sistemit shëndetësor. Plan ky që synon të mbulojë 46 milionë amerikanë me sigurimin shëndetësor që janë pa asnjë sigurim.Me fjalimin para Kongresit, e Kombit, kreu i Shtëpisë së Bardhë do përqendrohen në propozimin dhe ilustrimin e ideve të reja për të bindur skeptikët, përfshi republikanët dhe disa demokratë të moderuar se propozimi i tij për një sigurim shëndetësor të kontrolluar nga qeveria është i mundur.







All the contents on this site are copyrighted ©.