Në Turqi 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet
(09.9.2009 RV)Në Turqi 31 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë
goditur veriperëndimin e Vendit shkaktuar nga reshjet e mëdha. Në Stamboll një minibus
u gëlltit nga ujërat e rrëmbyeshëm në një autostradë duke shkaktuar vdekjen e shtatë
grave, të cilat po udhëtonin për të shkuar në punë. Vërshimet më të reja kanë përmbytur
rrugët arteriale në Stamboll, ku kanë vdekur 11 njerëz, kurse janë bllokuar dhe janë
shkatërruar me dhjetëra automjete, bëjnë të ditur zyrtarët e vendit. Ujërat janë
ngritur mbi një metër në lagjen Ikitelli të qytetit, ku janë gjetur kufomat e katër
personave. Vërshimet ndodhen në orët e para të mëngjesit kur njerëzit kishin filluar
të shkonin në punë. Guvernatori i Stambollit Gyler deklaroi se numri i të vdekurve
nga vërshimet në qytet është ngritur në 20 vetë. Parashikohet që shiu i madh të vazhdojë
gjatë javës, ndërsa autoritetet turke kanë ndërmarrë masat e nevojshme për t’i për
ballë të reshurave të shumta që kanë shkaktuar vërshime në veriperëndim të Turqisë,
ku janë regjistruar edhe dëme të mëdha të shtëpive dhe infrastrukturës, rrugëve dhe
autostradave.