2009-09-08 17:45:16

Afganistan: OKB dhe SHBA kërkojnë shqyrtimin e të gjitha parregullsive të votimeve.


(08.09.2009 RV)Dy javë pas votimeve të fundit në Afganistan, Kombet e Bashkuara i tërhoqën vëmendjen autoriteteve vendore ta rrisin më shumë kontrollin për parregullsitë në numërimin e vota. Sipas CNN, dje i dërguari i OKB-së në Afganistan Kai Eide dhe ambasadori amerikan në Kabul Karl Eikenberri u takuan me presidentin Karzai, të cilit i kërkuan që Komisioni i Pavarur të mos lërë pa shqyrtuar asnjë ankesë për manipulim votash. Ndërsa sot Eide kërkoi me anë të një komunikate që autoritetet të garantojnë plotësisht se rezultati i votimeve do të shprehë vullnetin e vërtetë të popullit afgan. Po ashtu televizioni ABC News lajmëroi se bëhet fjalë për rreth një milion vota të parregullta të cilat do të ndikonin bindshëm në shpalljen e fituesit







All the contents on this site are copyrighted ©.