2009-09-08 17:45:51

Afganistan: atentat me kamikaze në aeroport.


(08.09.2009 RV)Një kamikaze me autobombë shpërtheu përpara hyrjes kryesore të bazës ushtarake të aeroportit të Kabulit, në Afganistan. Të paktën dy civilë u vranë. U plagosën dy ushtarakë amerikanë dhe një belg. Të gjitha hyrjet e aeroportit janë mbyllur ndërsa fluturimet janë pezulluar. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahidi tha se në makinën e kamikazes kishte 500 kg lëndë shpërthyese.







All the contents on this site are copyrighted ©.