2009-09-07 19:10:30

Në Afganistan Karzai më afër fitores.


(07.9.2009 RV)Numërimi i ngadalshëm i votave të zgjedhjeve presidenciale afgane të gushtit e kanë shty kreun aktual të Shtetit Hamid Karzai tashmë vetëm një hap (48,6%) nga fitorja që në turnin e parë. Pra, dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kryetari i shtetit afgan, Hamid Karzai e ka thelluar epërsinë. Siç njoftoi Komisioni i Pavarur Zgjedhor, Karzai pas numërimit të dy të tretave të votave arrin në 49 për qind. Sfiduesi i tij, ish ministri i Mbrojtjes, Abdullah Abdullah, në 32 për qind. Përveç kësaj, komisioni për herë të parë shpalli të pavlefshme për shkak të parregullsive votat e 447 lokaleve zgjedhore.







All the contents on this site are copyrighted ©.