(07.9.2009 RV)Presidenti iranian, Ahmadinexhad, ka pohuar sot se Irani është
gati të nis negociatat me fuqitë e mëdha të mbledhura në grupin pesë plus një, mirëpo
nuk ka shpreh vullnetin për të arritur në një kompromis mbi programin e vet bërthamor,
duke nënvizuar se negociatat duhet të kenë si synim “zgjidhjen e problemeve të botës”.
Çështja bërthamore iraniane “është e mbyllur - shtoi Ahmadinexhad e Teherani nuk do
të heqë dorë nga të drejtat e patjerësueshme”. Ndër të drejtat Republika islamike
ka vendosur pasurimin me uranium. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad deklaroi
se është i gatshëm për një debat publik me presidentin amerikan Barak Obamën, kur
do të shkojë në Aselmblenë e përgjithshme të OKB-së. Si kam thënë edhe më parë - pohoi
Ahmadienxhad në një konferencë shtypi në Teheran, jam gati për një debat pranë Kombeve
të Bashkuara për diskutuar mbi problemet globale e edhe për t’i dëgjuar pikëpamjet
e tjerëve”.