2009-09-07 17:07:35

Dioqeza e Sapës kremton festën e së Lumes Nënë Terezë e shpall Jubileun e 100 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut


(07.9.2009 RV)Të shtunën e kaluar më 5 shtator Kisha kremtoi festën liturgjike të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut. Sivjet festa liturgjike e së Lumes shqiptare ra në 12 vjetorin e vdekjes dhe në fillimin e vitit jubilar të 100 vjetorit të lindjes, të cilin për dioqezën e Sapës e shpalli ipeshkvi vendor imzot Lucjan Avgustini. Festa e së Lumes Nënë Terezë u kremtua solemnisht e me emocione të thella shpirtërore e krenari kombëtare nga besimtarët katolikë shqiptarë në të gjitha trevat. Të dëgjojmë si u kremtua festa e së Lumes Nënë Terezë në dioqezën e Sapës në Shqipëri. Nga Vau i Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.