2009-09-06 19:06:09

Benedikti XVI në Banjorexho: "Meshtarët të mësojnë nga Shën Bonaventura"


(06.09.2009 RV)Më pas në Banjorexho, ku Benedikti XVI shkoi pas Viterbos, nuk mund të mos e mbyllte ditën me një reflektim mbi shenjtin e lindur në këtë qytet, Shën Bonaventurën, dishepullin e denjë të Shën Françeskut, për të cilin Papa teolog ka shkruar një libër. Në Banjorexho ruhet relikja e “Krahut të Shenjtë” dhe ekziston një Qendër Studimesh Bonaventuriane. Papa përshkoi me tri cilësi kryesore, personalitetin e shenjtit të madh:
“Ai ishte, në radhë të parë, një kërkues i palodhur i Zotit, që kur kryente studimet në Paris, e vazhdoi të jetë deri në vdekje. Në shkrimet e tij tregon rrugën që duhet përshkuar: “Meqë Zoti është lart – shkruan – është e nevojshme që mendja të lartohet deri te Ai me të gjitha forcat”… Shën Bonaventura qe edhe këngëtar serafik i krijimit, që pas gjurmëve të Shën Françeskut, mësoi si “të lëvdojë Zotin në të gjitha krijesat e përmes tyre”… Sa do të ishte e nevojshme, që edhe sot të rizbulohej bukuria e vlera e universit të krijuar, në dritën e mirësisë e të bukurive hyjnore!... Shën Bonaventura ishte lajmëtar i shpresës… Kush shpreson – pohon ai – “duhet të ngrejë kryet, duke i drejtuar lart mendimet, drejt lartësive të qënies sonë, pra, drejt Zotit”.
Edhe duke folur për Shën Bonaventurën, ashtu si paradite në meshën e Viterbos, Papa Benedikti XVI nuk la pa përmendur Vitin Meshtarak:
“Në këtë Vit Meshtarak, do të doja t’i ftoja veçanërisht meshtarët të mësojnë nga ky Doktor i madh i Kishës për të thelluar dijen e rrënjosur në Krishtin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.