(5.9.2009 RV)Në festën liturgjike kishtare të së Lumës Nënë Terezë që kremtojmë sot
më 5 shtator, e që sivjet përkoi më 12-vjetorin e vdekjes, ti drejtohemi Zotit, që
të na ndihmojë ta duam njëri-tjetërin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë
na ka lënë: ‘Hapna sytë tanë, o Zot!” O Zot, hapna sytë tanë, që të
mund të shohim Ty në vëllezërit e motrat tona. Hapna veshët tanë,
që t’i dëgjojmë thirrjet e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë, të
atij që është i shtypur dhe i përbuzur. Hapna zemrën tonë, o Zot, që të
mund të mësojmë ta duam njëri-tjetrin ashtu si na do Ti. Përtërije
vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot, që të jemi të lirë e të bashkuar
në emrin Tënd të shenjtë. Amen