2009-09-04 18:03:18

Zgjedhje të parakohshme në Greqi


(04.09.2009 RV)RealAudioMP3 Zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të mbahen më 4 tetor. Kështu lajmëroi zyrtarisht dje kryeministri Kostas Karamanlìs, i cili mendon se mund të zgjidhet edhe për një mandat tjetër. Sot, pas takimit me presidentin Karolos Papulias, u vendos që parlamenti të shpërndahet të hënën e ardhshme. Karamanlis akuzohet se nuk ka ditur të marrë masat e duhura për të përballuar krizën ekonomike aktuale në Greqi. Të dëgjojmë mendimin e gazetarit të agjensisë italiane Ansa në Athinë, Xhulio Gelibter:
Opozita kërkon prej muajsh zgjedhje të reja. Por, deri në këtë moment, Karamanlis e ka mohuar gjithnjë hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme. Gjatë ditëve të fundit flitej për ndryshimin e qeverisë që të shmangen zgjedhjet. Sondazhet janë gjithnjë e më tepër në favor të partisë socialiste Pasok.
Cilat janë kritikat që i bëhen kryeministrit grek Karamanlis në lidhje me krizën ekonomike aktuale?
Në fakt as nuk i ka nxitur reformat e mëdha, megjithëse ka vënë në zbatim një paketë antikrizë – ashtu si në vende të tjera evropiane – por në masën më të vogël nga ç’do të kërkonte ekonomia greke. Në fjalimin e pardjeshëm tha: “Shkojmë drejt zgjedhjeve, sepse duhen bërë reformat strukturale”. Reforma që dëshirohen edhe nga Bashkimi Evropian, të cilit Greqia po i kërkon më tepër kohë – deri në vitin 2012, në vend të vitit 2010 – për ta ulur defiçitin e bilancit nën 3%.







All the contents on this site are copyrighted ©.