2009-09-04 18:01:13

Vizita e Papës në Viterbo: etapa e Shenjtërores së Zojës së Lisit


(04.09.2009 RV)RealAudioMP3 Sëbashku me Shën Rozën, bashkëpajtore e dioqezës së Viterbos është Zoja e Lisit, e cila nderohet në shenjtëroren me të njëjtin emër, që Papa Benedikti XVI do ta vizitojë të dielën e ardhshme. Këtu, para se të shkojë në Banjorexhio, ku do të bëjë një reflektim mbi Shën Bonaventurën, Ati i Shenjtë do të lutet sëbashku me rreth 120 murgesha të klauzurës, ardhur nga një dyzinë kuvendesh të dioqezës.
Që nga mesi i viteve ‘400, në këtë shenjtërore kanë ndodhur gjëra të jashtëzakonshme, në të cilat viterbezët kanë njohur ndërhyjen hyjnore. Që nga shpëtimi i qytetit nga kolera në gusht të vitit 1467 e deri tek bombardimet e Luftës II Botërore, që nuk e kanë prekur këtë vend. Gjithçka nisi nga fugurja e Zojës me Krishtin fëmijë, që një viterbez pikturoi në një tjegull, që kishte mbetur e mbërthyer në lis. Sot tjegulla ruhet në bazilikën e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.