2009-09-03 16:48:49

UNICEF denoncon përdhunimet në Kongo.


(03.09.2009 RV)Kryesisht viktimat e përdhunimeve e të krimeve të kryera nga rebelët por edhe nga ushtarët në Republikën e Kongos janë gra dhe të mitur, krime këto që nuk ndëshkohen ndonëse lufta ka përfunduar në vitin 2003. Kështu denoncon An Veneman, drejtoreshë e përgjithshme e UNICEF-it. Po, për më hollësisht të dëgjojmë si shprehet në lidhje me këtë çështje Donata Lodi, drejtoreshë e programeve të UNICEF-it:

Përgjigje: Gjendja është shumë e rëndë, mbi të gjitha në lindje të Kongos: Për fat të keq, përdorimi i përdhunimit si armë është një gjë shumë e përhapur. Drejtoresha e jonë e përgjithshme Ann Veneman, që javën e kaluar vizitoi Kongon, ka grumbulluar dëshmi rrënqethëse. Gra dhe vajza që janë përdhunuar shumë herë. Dhe këto kanë ndodhur gjatë njërës prej luftrave më të përgjakshme. Të mos harrojmë se në Kongo lufta ka shkaktuar pesë milionë të vdekur. Ndoshta është një nga luftrat më të përgjakshme që nga Lufta e Dytë Botërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.