Bashkimi Evropian harton një plan për të drejtën e strehimit të refugjatëve.
(03.09.2009 RV)Një sistem evropian i përgjithshëm për të drejtën e strehimit
të refugjatëve. Plani u paraqit dje në Bruksel nga zëvendëspresidenti i Komisionit
evropian, Zhak Barrò. Synimi është që të vihet në jetë një politikë e përbashkët për
t’i pritur refugjatët brenda ligjeve të OKB-së dhe të Komisionit Evropian për të drejtat
e njeriut. Plani ka mundësi që të vihet në jetë në 2010, pasi të jetë shqyrtuar nga
Këshilli Evropian në tetor.
Sipas OKB-së për vitin 2010, 200 mijë refugjatë
nga 10 milionë që janë gjithsej nëpër botë presin të legalizohen. Prej tyre vetëm
65 mijë në vendet e Bashkimit Evropian, sepse pjesa më e madhe e këtyre refugjatëve
gjindet në vendet në zhvillim e sipër, kryesisht në Azi dhe në Afrikë. Kështu që plani
evropian për të drejtën e strehimit “është një hap i rëndësishëm, – nënvizoi mes tjerash
Zhak Barrò – sepse është shprehje e solidariteti konkret të Evropës me vendet e botës
së tretë. Por ky plan, – shtoi mes tjerash Barrò – zbut edhe luftën e brendshme ndërmjet
vetë vendeve evropiane se kush duhet t’i pranojë refugjatët e kush duhet t’i kthejë
mbrapa. E në fakt plani parashikon “një bashkëpunim më të ngushtë politik dhe praktik
ndërmjet vendeve anëtare”. – shpjegoi zëvendëspresidenti i Komisonit Evropian Zhak
Barrò.