2009-09-02 19:23:36

Patriku i Moskës Kiril kundër pavarësisë së Kosovës


(03.9.2009 RV)Patriku Ortodoks i Moskës, Kiril shprehet kundër pavarësisë së Kosovës. Kështu shkruan Gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano” sot më 3 shtator, në fund të faqes së tretë duke botuar deklaratën e Patrikut Ortodoks të Moskës Kiril mbi pavarësinë e Kosovës.
Patrikana ortodokse e Moskës mbështet kauzën e Qeverisë serbe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, pohon vet Patriku i Moskës dhe i gjitha Rusive, Kiril gjatë takimit të martën e kaluar me ambasadorin serb në Moskë, Jelica Kurjak. “ E dimë se Qeveria serbe e ka paraqitur çështjen para gjykatës ndërkombëtare të Kombeve të bashkuara, duke kundërshtuar e konsideruar si të paligjshme pavarësinë e Kosovës. Kam studiuar reagimet e ministrisë së Jashtme ruse e pajtohem me qëndrimin e saj”. Nga Patriku pati edhe një thirrje që në Kosovës të jenë të garantuara siguria e serbëve dhe e besimtarëve ortodoksë.







All the contents on this site are copyrighted ©.