2009-09-02 16:08:24

Në Pakistan dhunë e re kundër të krishterëve: 5 persona u vranë në Belukistan


(02.9.2009 RV)Në Pakistan një tjetër masakër e re ka goditur bashkësinë e krishterë: dy njerëz të armatosur kanë sulmuar me armë zjarri në qendër të qytetit të vogël Kueta, kryeqyteti i rajonit të Belukistanit, duke vra pesë të krishterë sepse nuk pranuan të mohonin fenë në Krishtin, siç u kishin kërkuar vrasësit e tyre. Kështu bëjnë të ditur burimet lokale duke saktësuar se sulmi ka ndodhur më 28 gushtin e kaluar. Është fjala për një episod të re vetëm një muaj pas masakrës së tmerrshme në Punzhab (Punjab), ku humbën jetën 11 të krishterë të pafajshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.