2009-09-02 17:12:09

Një rrugë në Bronx të SHBA pagëzohet me emrin e Nënë Terezës.


(02.09.2009 RV)Në sa afrohet 5 shtatori, festa liturgjike e së Lumes Nënë Terezë, një rrugë në qytetin Bronx të Nju Jorkut merr emrin e së Lumes, me vendim të këshilltarëve të bashkisë së qytetit dhe me nxitjen e shqiptarëve të Amerikës.
Në lagjen Pelham Parkëay, në Bronx, më 31 gushtin e kaluar, 300 vetë, shqiptarë e amerikanë, u mblodhën për t’i vënë emrin një rruge të re. Nga ana e amerikanëve përshëndeti Xhejms Vacca, anëtar i Këshillit Bashkijak, ndërsa nga ana e shqiptarëve, Esad Rizai, kryetar i fondacionit të shoqërisë shqiptaro-amerikane. Emri i madh, që iu vu rrugës së re, u konsiderua si urë lidhëse ndërmjet të dyja palëve.
Kryetari i Këshillit Bashkijak, Ruben Diaz Jr, e quajti Nënë Terezën “shembëlltyrë të flijimit për gjithë botën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.