2009-09-01 17:04:17

U mbushën 70 vjet nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Reflektimi i Benediktit XVI mbi ideologjitë totalitare.


(01.09.2009 RV)“Kisha e Gjermanisë dhe ajo e Polonisë duhet të kërkojnë bashkarisht paqën për ne dhe për botën”. Kështu nënvizuan ipeshkvijtë gjermanë dhe polakë në një Meshë të përbashkët në Berlin ku përkujtuan viktimat e Luftës së Dytë Botërore sot në 70-vjetorin e shpërthimit të saj, që përkon me sulmin hitlerian kundër Polonisë. Këtë ngjarje të dhimbshme Papa Benedikti XVI, ashtu si edhe paraardhësi i tij Gjon Pali II, e ka përkufizuar si një tragjedi të stërmadhe. Ja se si është shprehur Ati i Shenjtë Racinger duke folur mbi ideologjinë naziste dhe të keqen që ajo mbarte në vetvete:

“Sa herë që një idelogji totalitare e shkel njeriun, krejt njerëzimi kërcënohet seriozisht. Me kalimin e kohës, kujtimet nuk duhet të zbehen. Përkundrazi duhet të kthehen në mësime për brezin tonë dhe për ata të ardhshëm. E kemi për detyrë të kujtojmë, veçanërisht më të rinjtë, se deri në ç’pikë të paimagjinueshme mund të arrijë përçmimi për njeriun dhe dhunimi i të drejtave të tij.”







All the contents on this site are copyrighted ©.