Parlamenti iranian pranon si ministër drejtësie një terrorist të kërkuar nga Interpoli.
(01.09.2009 RV)Parlamenti iranian me anë të një deklarate të shkruar njoftoi
se nuk do t’i vërë asnjë veto kandidaturës së Ahmad Vahidit për ministër drejtësie
në qeverinë e re të paraqitur nga Ahmadinexhadi. Ahmad Vahidi kërkohet nga Interpoli
si autor i një atentati me bombë në Argjentinë me 18 korrik 1994 në të cilin u vranë
85 vetë. Sipas agjencisë së lajmeve DPA ndërsa ministri i ri i drejtësisë po mbante
fjalimin e rastit përpara parlamentit iranian, nga radhët e deputetëve u dëgjuan thirrjet
“Vdekje Izraelit”. Nga ana tjetër Tel Avivi e ka kundërshtuar shumë rreptë emërimin
e Vahidit duke e quajtuar si një tjetër veprim armiqësor të Teheranit ndaj Izraelit.