2009-09-01 17:09:58

Në Poloni u përkujtua 70-vjetori i sulmit hitlerian.


(01.08.2009 RV)Autoritete të qeverisë polake, veteranë të ushtrisë dhe kryeipeshkvi i Gdanskut u mblodhën sot në agim në Vesterplate, në bregdetin baltik, në përkujtim të sulmit nazist të 1 shtatorit 1939, i cili shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Ceremonitë përkujtimore vazhduan gjithë ditën. Të pranishëm ndër të tjerë edhe kancelarja gjermane Merkel, kryeministri rus Putin si edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Gjatë ceremonisë presidenti polak Leh Kashçinski nderoi 180 ushtarët polakë, të cilët për një javë rresht arritën të mbrojnë gadishullin Vesterplate nga sulmi i nazistëve. “Vesterplate është një simbol i resistencës heroike të atij që është i vogël kundër atij që është i fuqishëm.”, tha ndër tjera presidenti Kashçinski, i cili e përkufizoi sulmin rus ndaj Polonisë, dhjetë ditë pas atij gjerman, si thikë mbas shpine.







All the contents on this site are copyrighted ©.