2009-09-01 17:10:14

Dhjetë emigrantë somalë të mbytur dhe gjashtë të zhdukur në ujrat e Jemenit.


(01.09.2009 RV)Të paktën dhjetë emigrantë somalë u mbytën dhe gjashtë të tjerë u zhdukën kur dy barka u detyruan nga skafistët t’i hedhin emigrantët në det, në ujrat e Jemenit. Kështu denoncoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Barka e parë kishte 44 emigrantë të cilët ishin nisur nga fshati Marera, në Somali. Ndërsa në barkën e dytë kishte 42 vetë, tre prej të cilëve u mbytën. Gjithnjë sipas agjencisë për refugjatët të OKB-së, gjatë pesë ditëve të fundit 17 anije me 835 emigrantë somalë kanë kapërcyer Gjirin e Adenit për të kaluar në Jemen.







All the contents on this site are copyrighted ©.