2009-09-01 17:11:08

Dalai Lama në Tajvan për t’u lutur për viktimat e tajfunit.


(01.09.2009 RV)Dalai Lama kryesoi sot lutjen e 15 mijë vetë në stadiumin e Tajvanit, manifestim publik ky të cilin Pekini e kundërshtoi rreptë. Sidoqoftë udhëheqësi shpirtëror tibetan Dalai Lama pohoi se ka ardhur në Taivan vetëm për t’u lutur për viktimat e tajfunit që para pak javësh goditi ishullin duke shkaktuar 700 të vdekur. “Synimi i vizitës sime këtu është vetëm të lutem për viktimat” tha për shtypin Dalai Lama, i cili është ftuar të vizitojë Tajvanin nga kryetarët e bashkive të zonave të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.







All the contents on this site are copyrighted ©.