2009-09-01 17:10:54

Bisedimet ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve do të rifillojnë së shpejti.


(01.09.2009 RV)Së shpejti Uashingtoni, me rastin e një takimi tripalësh ndërmjet presidentit amerikan Obama, atij izraelit Netanijahu dhe presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez Mahmud Abaz, do të lajmërojë rifillimin e bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Kështu njoftonte sot e përditshmja izraelite Haaretz, duke shtuar se presidenti Barak Obama ka përpiluar një plan dyvjeçar për arritjen e paqës në Lindjen e Mesme. Menjëherë burime dimplomatike izraelite dhe europiane e njoftuan gazetën Haaretz se Obama nuk ka një plan të posaçëm por se procedura diplomatike që do të ndiqet nga ai do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo që ka ndjekur presidenti Bush.







All the contents on this site are copyrighted ©.