2009-08-31 18:49:21

Presidenti Sejdiu kërkon njohje e pavarësisë së Kosovës nga vendet e konferencës islamike.


(31.8.2009 RV)Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), zotit Ekmeleddin Ihsanogllu, nëpërmjet së cilës kërkon mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet anëtare të Organizatës Islamike që ende nuk e kanë bërë njohjen e pavarësisë, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi (Anadollu Axhansi) dhe ka falënderuar për mbështetjen që i është dhënë procesi të pavarësisë së Kosovës. Zoti Ihsanogllu, në një deklaratë të tij të mëhershme, pati thënë se Kosova zë një vend të rëndësishëm në botën islamike dhe në Organizatën e Konferencës Islamike si dhe ka bërë thirrje për mbështetjen e integrimit të Kosovës në komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare, posaçërisht ato islamike. Nga Qendra për informim e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.