2009-08-31 18:51:26

Afganistan: Karzai kryeson zgjedhjet më 45,9%


Në Afganistan presidenti aktual, Hamid Karzai i kryeson zgjedhjet presidenciale me 45,9 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah ka 33,3 për qind të votave. Kështu njoftoi Komisioni zgjedhor i Afganistanit duke saktësuar se të dhënat i referohen vetëm gjysmës së numërimit të fletëvotimeve. Rezultatet paraprake të Komisionit do të shpallen nga 3 deri më 7 shtator, ndërsa rezultatet përfundimtare priten të shpallen nga 17 deri më 21 shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.