Atë Daniel Gjeçaj OFM në shtatë vjetorin e kalimit në amshim.
(30.8.09 RV) Duke shfletuar kalendarin historik të 30 gushtit, përkujtojmë
7 vjetori i vdekjes së studiuesit françeskan shqiptar, atë Daniel Geçajt. Figurë poliedrike,
Atë Danieli tërë jetën punoi duke iu përmbajtur binomit të njohur që Kleri Katolik
Shqiptar ka pasur gjithmonë, për Fč dhe Atdhč. Në periudhën më të vështirë e të
errët të vendlindjes e të Popullit të vet Shqiptar, nën regjimin komunist e ateist,
Atë Daniel Gjeçaj për vite të tëra qe pikë referimi për diasporen shqiptare dhe emigrantët
në Itali e Romë, për të cilët qe atë shpirtëror e mbështetje vëllazërore. Atë Daniel
Gjeçaj për vite të tëra ishte edhe bashkëpunëtor i Programit Shqip të Radio Vatikanit
që në kohën e themelimit nga dom Zef Shestani, me të cilin bashkëpunoi nga afër e
deri në vitet e fundit të jetës së tij. Jan të shumta botimet dhe ribotimet e veprave
letrare që dolën nga shtypi jashtë atdheut me mbështetjen e Atë Danielit. Ndër to
përmendim “Andrrën e Pretashit” te Pater Anton Harapit, “Lahuten e Malcis”, ribotuar
dy herë, Vale mbi Vale po e Anton Harapit. Gjithashtu Atë Daniel Gjeçaj shquhet edhe
për vepra origjinale si Gjergj Fishta, jeta dhe vepra apo për përkthime te tilla si
Psalmet dhe Shkrimi i Shenjtë për të cilin punoi deri në fund të jetës. Ja si pershkruan
vdekjen e françeskanit shqiptar Ate Daniel Gjeçjat historiani shkodran prof. Willy
Kamsi:
Vdekja e nji Françeskani dhe Shqiptari të madh Át Daniel Gjeçaj o.f.m.
(1913-2002)
Humbja e P. Danielit i ka prekë të gjithë: si dashamirët e
bijve të Sh' Françeskut si dhe atdhetarët me të vërtetë shqiptarë. Madjč âsht nji
humbje e cila, për njerzit si Át Danieli, mendohet se nuk ka me ndodhë kurr, sidomos
në këto kohët që po jetojmë, sepse kemi tepër shumë nevojë për njerëz të këtij formimi,
si për Kishën ashtu edhe për kulturën e atdhetarsinë shqiptare. Pat lé me 14 tetuer
1913 midis maleve tona katolike, Në Theth të Malësisë së Madhe, aty ku rrahte zemra
e atdhetarisë shqiptare, ku Flŕmuri i Gjergj Kastriotit-Skandërbeut nisi të valojë
përsërí, i çuem nalt prej duerve të kreshnikëve, si Dedë Gjo' Luli me shokë, kundër
anmiqve të Kombit që në atë kohë shqipen e zezë e patën quejtë «sorrë», në përpjekjen
e tyne të kotë për me ringjallë nji perandorí që tashmâ, mâ në fund, kishte dhanë
shpirt. Qysh në fëminí, te Át Danieli i ardhshëm, u pá drejtimi që kishte në mend
e në zemër me ndjekë. Kështuqë me 1924 nisë rrugën e gjatë për me u b-â meshtar, jo
nji meshtar si mund të jetë kushdo, por antar i bashkësisë së Etënve Françeskanë të
cilët qysh në shekullin XIII kishin vű kambë në Shqipní (në Lezhë me 1240) e që gjatë
shekujve që ndoqën do të lejshin gjurmën e tyne si në mprojtje të fesë ashtu edhe
në përhapje të kulturës kombtare. E nuk qe nji të përpjekun i pafryt, sepse ata,
që u morën me përgatitjen e tij shpirtnore, atdhetare e kulturore, qenë emna të mëdhaj
të Urdhnit Françeskan si Át Gjergj Fishta, Át Anton Harapi, Imz. Vinçenc Prennushi. Vitet
'30 të shekullit XX qenë vite me randësí në jetën e tij përgatitore. Me 23 tetuer
1932 veshë zhgunin, me 1933 kryen rishtarinë, me 1936 studimet liceore. Mbas këtyne
nisë pjesa e dytë e përgatitjes me studime jashtë Shqipnie. Kështu me 1936 dërgohet
nga eprorët e vet në Kuvendin e Sh' Bernardinit në Sienë dhe qëndron aty deri me 1939
me kunorëzimin fundor, prá me shugurimin meshtar me 25 korrik 1939. Prej Siene
del në Gjermaní, në Fulda, për me ndjekë studimet e nji niveli mâ të naltë prej nga
kthehet përfundimisht në Atdhé. E këtu së pari qe emnue bibliotekar në njenën ndër
bibliotekat mâ me randësí të Shkodrës e të Shqipnisë, në atę Françeskane. Bibliotekë
e krijueme dhe e pasunueme, me vepra të rralla albanologjike, me vepra të fillimeve
të shtypit si dhe me botime me vlera artistike, nga Atdhetari i Madh Arbnor dhe Poet
Kombtar Át Gjergj Fishta, dhe mâ vonë qe zavendës-rektor i Kolegjik françeskan. Në
ato kohë, kur lufta vlonte në të katër anët e Europës, Át Danieli dallohej, jo veç
për punën që kryente në institucionet françeskane, por edhe si orator gjatë predkeve
në Kishën e Sh' Françeskut në Gjuhadol. Kjo nuk ngjati shumë. Erdhën kohë të zymta.
Komunizmi pushtoi Shqipninë. E me tę, në Shkodër, u shfaq gjenocidi, në veçantí kundër
klerit e popullit katolik. Dhe nuk kanë të numruem meshtarët e pushkatuem, të torturuem,
pronat e grabituna, institucionet fetare e shkollat e plaçkituna, bibliotekat, muzétë
e shtypshkrojat e shkatrrueme. Të mos harrohet se të gjitha këto baheshin kundër traditës
mâ të spikatun kombtare shqiptare. Dhe kjo ndodhi posa komunistët vunë kambë në Vendin
tonë tue zbatue pikë për pikë urdhnat që merrshin prej anmikut shekullor të popullit
shqiptar, në shërbim të të cilit ishin vű. Tue u kthye mbrapa duhet të kujtojmë se
qysh në vitet '30 të shekullit XX ishte e ndalueme zyrtarisht hymja në Jugoslaví e
«Lahutës së Malcís» të Át Gjergj Fishtës si dhe e revistës me famë ndërkombtare «Hylli
i Dritës», nji ndër revistat mâ në shej në Shqipní, përkrah «Lekës» së botueme prej
Etënve Jezuit. Me këtę kuptohet edhe mâ mirë se sa dashamirës ishin pushtuesit e rij
ndaj Shqipninë. Të gjitha këto qenë pjesë përbase e jetës së Át Danielit i cili
e dau me u largue prej Atdheut posa të paraqiteshin kushte e rrethana mâ të volitshme
për ta realizue. Posa erdh prishja në mes regjimeve «motra» të Tiranës e Beogradit
dhe kur dalja fshehtas në Jugoslaví nuk paraqitte rrezikun e dorëzimit, Át Danieli
i ndihmuem prej të vetve arratiset në Jugoslaví, jeton aty deri me 1955, tue punue
si puntor e mësues, dhe mâ në fund ia del me kapërcye në Italí. Aty e presin në Provincën
Françeskane të Toskanës. Para se me zanë vend me 15.7.1970 në famullinë e Shën Gregorit
VII në Romë, ka qenë sekretar i Át Angelico Lazzari në Kurien e përgjithshme (1961-1965),
ndërsa nga 1965-1970 jeton në Shën Pietër në Montorio. Edhe tue qenë në mërgim
nuk pushoi së punuemi për Vend të të parëve. I emnuem prej Selisë Shenjtë si përfaqësues
i katolikëve shqiptarë në dhé të huej, nuk u kufizue te kjo detyrë por u dha dorë,
si mik e shok vuejtjesh, e sidomos si udhëheqës shpirtnor, edhe të gjithë atyne shqiptarëve
të çdo besimi që murtaja komuniste i kishte detyrue me lanë trollin amëtar. Zani i
tij u ndigjue nji kohë të gjatë edhe nëpërmjet valëve të Radio Vatikanit në Programin
Shqip. Në Kuvendin Françeskan të Sh' Gregorit VII në Romë, në bibliotekën e Tij
ku sundonte nji portret i madh i Át Gjergj Fishtës, i pikturuem me bojna voji, e nën
tę plot libra albanologjie, e plot piktura të Lin Delisë, ka pasë krijue nji skaj
të vërtetë Shqipnie. Madjč, kur nji herë i patën thanë se: «Këtu jemi si me qenë në
Shqipní», i qortoi tue u thanë: «Jo si me qenë, por me të vërtetë jeni në Shqipní
!» Át Danjeli ka qenë shě ai përfaqësues i kryefjalës «Fé e Atdhé» që i ka dallue
në të gjitha kohët Etnit Françeskanë në veçantí e Kishën Katolike në përgjithësí.
Për këtę flet vepra e Tij e shkrueme dhe e botueme, si dhe ajo e pabotueme. Si ishte
e natyrshme, u përpoq në të gjitha mënyrët të vinte në pah jetën e veprën e Poetit
të madh Kombtar. Së pari tue botue Kujtimet e veta për Atë Gjergj Fishtën (Shęjzat,
1957, nr. 4-5), Proza fishtjane (Shęjzat, 1961, nr. 11-12) tue u nënshkrue në të dyja
rasat me pseudonimin tashmâ të njohun Gjin Duka, e tue përfundue me nji vepër përmbledhëse
si qe Gjergj Fishta - jeta dhe vepra (1992) të cilën ketë herë e nënshkruen me pseudonimin
Pal Duka-Gjini. Por nuk la pa ribotue atę që mund ta quejmë pa kurrfarë droje vepra
princeps e letërsisë shqiptare si âsht Lahuta e Malcís. Botimi i dytë i saj pau dritën
në Romë, me 1958, e pajisun me krejt nji aparat komentimi ndër nota, por qe «u mbarue
në pak kohë» (ky botim do t' u përsëritte anastatik në Prishtinë, me 1997). Këtu u
pá e nevojshme të baheshin edhe dy´ ribotime të tjera, prap në Romë, me 1989 e 1991.
E prap vepërza të tjera që pasqyrojnë njerëzit e jetën e maleve tona kreshnike
kanë me ndjekë varg, si: Hije e drita në mal të Dukagjinit (1963), Mehmet Shpendi
e Mark Sadiku i Shalës (1996), Te lind Kiri ( ). Nuk la pa u marrë edhe me ribotimin
e veprave të nji françeskani tjetër të madh si qe Át Anton Harapi. Dhe kështu panë
dritën Ândrra e Prętashit (1959), e cila dikur kishte dalë pjesë-pjesë në faqet e
«Hyllit të Dritës» me titullin Urtí e burrní ndër banorë të Cemit, dhe Valë mbi Valë
(1995) edhe kjo, me të njajtin titull, në faqet e Hyllit. Át Danieli u dallue edhe
në fushën e përkthimeve tue punue me nji cenë të admirueshme për me sjellë në shqipe
veprat themelore të kështenimit e të Kishës. Flasin: Meshari i të kremteve (1966),
Rendori i meshës (1973) Meshari i përditshëm, përkthim që e dallon ke s' ve e që tash
për tash ka mbetë dorëshkrim, visar i paçmueshëm i gjuhës shqipe, Psalmet ( ). Kohët
e fundit ka qenë tue përfundue përkthimin e Shkrimit të Shenjtë. Të gjitha këto
të shkrueme në nji gegënishte të pastër, të kuptueshme për çdo shqiptar e njiheri
të pasun me atë visar të dalun prej gojës së popullit tonë, endč të papërlyem në vlerat
e tija etnike. Gjatë kohës që jetoi në Romë (rreth 40 vjet) shërbesën e tij meshtarake
e zhvilloi pranë Famullisë së Shën Gregorit VII, ndërsa ishte edhe asistent i U.F.SH.
të famullisë Santa Maria Mediatrice dhe të famullisë Santa Maria della Perseveranza. Edhe
kur u sëmue, nga nji sëmundje që nuk falë, e barti me durim, në heshtje, tue qenë
gjithmonë mirënjohës ndaj Provincës të Shën Pjetrit e Palit, por tue pasë gjithnji
në mend e në zemër Provincën e vet Shqiptare, deri në çastin kur dha shpirt në Romë
me 30 gusht 2002. Njerzit kalojnë por vepra e tyne, kur âsht e dalun prej zemrës
së nji populli kreshnik, nji përfaqësues i të cilit qe vetë Át Danjeli, mbetë për
me dishmue atę që qe Shqipnia e atę që duhet të jetë në të ardhshmen, për të mirën
e brezave që do të ndjekun. Ky prá qe Át Danjeli, i cili për né nuk ka vdekë, mbasi
jeton vepra e tij, e që me ketë vepër mbetë gjithashtu gjithmonë i gjallë, ashtu si
e kemi njoftë. Sikurse nuk do të harrohet kurr fëtyra e Tij e qeshun e gazi që i delte
prej zemrës së Tij bujare, gjâ që u binte në sy sidomos atyne që e kishin njoftë në
kohën kur ishte frat i rí e që rrallëherë e bante buzën në gaz. Willy Kamsi