2009-08-28 18:19:02

Teologu norvegjez Olav Fikse Tuait është sekretar i ri i Këshillit Botëror të Kishave


(28.08.2009 RV)U mbajt sot në Gjenevë konferenca e shtypit e sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (WCC), telogut norvegjez Olav Fikse Tvait, 48 vjeç, që u zgjodh dje.
Ndërmjet shumë detyrave, të kryera deri tani, kujtojmë se i nderuari Tvait nga viti 2002 ka qenë sekretar i përgjithshëm i Këshillit për marrëdhënie ekumenike ndërkombëtare të Kishës në Norvegji.
Në një intervistë, dhënë programit gjerman të Radios sonë, i nderuari Olav Fikse Tvait flet kryesisht për sfidat, që duhet të përballojë në detyrën e re si sekretar i Këshillit Ekumenik:RealAudioMP3

Përgjigje: - Shpresa ime e madhe është të mund t’i jap, me këtë veprimtari, një kontribut të fortë misionit ekumenik, që të gjithë të mund të jemi një, që të gjithë së bashku të punojmë krah për krah e të japim shembuj të shumtë të bashkimit tonë.

Pyetje: - Kisha katolike nuk bën pjesë në Këshillin Botëror të Kishave, por bashkëpunon ngushtësisht me ju. Ç’mendoni për këtë bashkëpunim në të ardhmen?

Përgjigje: - Besoj se ka shumë rëndësi të ruhet ky bashkëpunim e të zhvillohet më tej. Kontributi i Kishës katolike romake në punën teologjike por edhe në zgjidhjen e shumë problemeve me karakter etiko-shoqëror është tejet e i rëndësishëm: Kisha katolike romake është Kishë universale, por edhe Këshilli i Kishave është institucion global, e kjo i hap rrugën mundësisë për të shkëmbyer dendur përvojën e për të vlerësuar së bashku sfidat aktuale, që më pëlqen t’i quaj të përbashkëta, ashtu si është e përbashkët edhe feja jonë!







All the contents on this site are copyrighted ©.