Koncert me muzikë fetare në Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga kori i Universitetit
Silezian nga Polonia
(27.8.2009 RV)Dje në mbrëmje në mjediset e Kishës Katedrale të Shën Palit
në Tiranë,Kori Akademik i Universitetit Silezian të Tekonologjisë në
Poloni dha një koncert me këngë kishtare. Koncerti, i organizuar
nën kujdesin e ambasadores së Republikës së Polonisë në Shqipëri Irena Tatarzynska,
në më pak se një orë përcolli 10 psalme të ndara në tre periudha kryesore si muzika
e hershme polake, muzika kishtare ortodokse dhe krijime të muzikës bashkëkohore.
Kori Polak, me këngëtarë të moshave të ndryshme, interpretoi për të pranishmit pjesë
të zgjedhura nga repertori i tij, si "Omni die dic Mariae", "Bogoroditse Djevo", "Hvalite
Gospoda s nebes", "Tebe pojem", "Bogoroditse Djevo", etj. Kori Akademik
i Universitetit Silezian i Teknlogjisë në Glivice është krijuar në vitin 1945
nga ish-punonjës dhe studentë të Universitetit Politeknik të Lvovit. Ai jep afërsisht
40 koncerte në vit në Poloni dhe jashtë saj. Ky kor është vlerësuar me më shumë se
50 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Repertori i tij është shumë i pasur
dhe i larmishëm. Ai interpreton muzikë klasike dhe bashkëkohore, polake dhe të huaj,
muzikë popullore të përpunuar si dhe pjesë vokale dhe instrumentale, duke përfshirë
këtu pjesë nga krijimtaria e njohur botërore si Beethoven, Haendel, Mozart, Rossini,
Rutter, Tëardoësk, Schubert, Vierni, etj.Nga ATSH-ja