2009-08-26 20:03:57

Vdiq në Iran kreu i shiitëve irakianë, Abdel Aziz al-Hakim


(26.08.2009 RV)Vdiq sot në spitalin e Teheranit, kreu i shiitëve irakianë, Abdel Aziz al-Hakim, prej kohe i sëmurë me tumor në mushkëri. Për një periudhë ai është kuruar edhe nga specialistë amerikanë, por pa rezultate të dukshme. Al-Hakim njihej për lidhjet e tij me Republikën Islamike. Për një kohë të gjatë, ka qenë në krye të Këshillit të Lartë Islamik të Shiitëve Irakianë, parti politike e themeluar në Iran më 1982, kundërshtare e regjimit të Sadam Hyseinit. Ditët e fundit të jetës, kreu i shiitëve i kaloi në spitalin Massih (Jezus) të kryeqytetit iranian.







All the contents on this site are copyrighted ©.