Nënë Tereza na meson te jetojme ne perkim me Zotin permes poezisë që na la . Gjej kohë… Gjej kohë të mendosh; të lutesh gjej kohë. Gjej
kohë të qeshësh, është gurra e gëzimit, pushteti më i fortë, muzika e shpirtit!
Gjej
kohë për t’ lodruar. Për të dashur gjej kohë. Gjej kohë për t’u dashur, për
të dhënë e për të marrë, në do që të mbetesh i ri përgjithmonë. E shkurtër
është dita, s’kalohet në vetmi!
Gjej kohë për të lexuar, kohë gjej
për miqësi. Për punë, sidomos, burim urtie, e haraç i suksesit. Gjej
kohë për mirësi: Është çelësi i Parajsës!
Duaje jetën ashtu si të vjen Duaje
jetën, e shumë mos kërko! Duaje kur të duan e duaje kur t’urrejnë. Duaje
kur t’kuptojnë e kur s’të kuptojnë aspak. Duaje kur të braktisin, o kur t’nderojnë
si mbret. Duaje kur ta grabisin, duaje kur ta dhurojnë. Duaje kur ka kuptim, o
kur rëndë ta poshtërojnë!
Duaje kur je i lum. Duaje dhe në vetmi Kur
je i fortë duaje, por edhe në ligështi. Duaje kur druhesh keq, a kur je plot
guxim. Duaje në gëzime të mëdha, por edhe në hidhërim.
Duaje dhe kur
s’ta jep, atë që ti kërkon, Duaje sa herë rilind, e sa herë që mbaron. Por
mos e duaj kurrë jetën pa dashuri, e kurrë mos e jeto, pa jetë me begati!