2009-08-26 20:03:11

Në Bosnjë zbulohet një varr i përbashkët


(26.08.2009 RV)U zbulua sot në Bosnjë një varr i përbashkët me 60 myslimanë dhe kroatë, të vrarë gjatë luftës me Serbinë e Millosheviçit. Në Malin Vlasic, në qendër të vendit, rreth 200 vetë u masakruan më 21 gusht 1992 nga forcat e Republikës serbe të Bosnjës. Disa nga viktimat u dogjën e të tjera u zhvendosën për të humbur gjurmët, sqarojnë nga Instituti i Personave të Zhdukur. Gjykata për krimet e luftës po bën aktualisht procesin e 9 serbëve boshnjakë, të akuzuar për këtë krim.







All the contents on this site are copyrighted ©.