2009-08-25 19:00:27

Ndeshje mes serbëve e shqiptarëve në Mitrovicë, po situata është nën kontroll


(25.8.2009 RV)Ndeshje në Mitrovicë, pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar në një incident që ka ndodhur sot, në lagjen Kroi i Vitakut. Incidenti është shkaktuar nga serbët, të cilët i gjuajtën me gurë shqiptarët, për të penguar rifillimin e punës në rindërtimin e shtëpive të tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Sami Mehmeti, bëri të ditur se afër vendit ku duhet të rifillonin punimet ishin grumbulluar rreth 100 serbë, të cilët filluan të gjuanin me gurë shqiptarët. Njësia speciale e EULEX-it ndërhyri, duke përdorur edhe gaz lotsjellës, për parandalimin e shkallëzimit të situatës dhe për shpërndarjen e turmës. Njësitë speciale të EULEX-it e kanë vënë situatën nën kontroll e situata aktuale në lagjen Kroi i Vitakut është e qetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.