Afganistan: rezultatet e para zyrtare: Karzai 40,6%, Abdullah 38,6%
(25.8.2009 RV)Në Afganistan u shpallen sot rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve
presidenciale të 20 gushtit. Sipas rezultateve të para të pjesshme zyrtare, Krazai
kryeson zgjedhjet me 40,6 % të votave, ndërsa kandidati tjetër, Abdullaj Abdullah
ka fituar 38.6 % të votave. Kandidati tretë Ramzan Bashardost ka fituar 10 % të votave.
Ky rezultat i pjesshëm bazohet mbi 10 % të numërimit të përgjithshëm të votave, ka
njoftuar sektari I përgjithshëm I Komisionit të pavarur zgjedhor Daud Nazhaf, duke
shtuar se nesër mund të ndryshojë gjithçka, sepse flasim për rezultate të pjesshme.