2009-08-24 15:51:19

Ambasador i ri amerikan në Kosovë


(24.08.2009 RV)Ambasadori i ri amerikan në Kosovë paraqiti sot letrat kredenciale para presidentit të Republikës. Kristofer Del është përfaqësuesi i dytë i SHBA-ve në vend, që nga shpallja e pavarësisë. Del premtoi ndihmën amerikane në fusha si vendosja e ligjit, në ekonomi dhe integrimin evropian. “Nuk ka për të qenë e lehtë – deklaroi ambasadori – por unë kam ardhur këtu për të përveshur mëngët, për të punuar e për t’ju ndihmuar të arrijmë këto objektiva”. Kristofer Del ka qenë më parë kreu i misionit amerikan në Afganistan, ka punuar në Angola, Zimbabve dhe në Bullgari.







All the contents on this site are copyrighted ©.