2009-08-24 15:50:40

Afganistan: e vështirë faza pas zgjedhjeve


(24.08.2009 RV)E vështirë faza pas zgjedhjeve në Afganistan. Dje e sot ka pasur disa sulme të talebanëve kundër ushtarëve të kontingjentit ndërkombëtar. Dy ushtarë estonë janë vrarë. Ka humbur jetën edhe një gazetar afgan, i njohur për qëndrimet kundër talebanëve. Ndërkaq, pas zgjedhjeve presidenciale të së enjtes, rritet polemika politike. Jo zyrtarisht, flitet për rikonfirmimin e presidentit Karzai, por kandidati tjetër, Abdullah bën akuza për manipulime. Për rezultatet përfundimtare duhet pritur gjysma e shtatorit. A ekziston rreziku që kjo gjendje të rëndohet? Pyetëm presidentin e Pangea Onlus, Luka Lo Presti, në krye të organizatës jo qeveritare, e cila ka në Afganistan disa projekte për promovimin e gruas:
Absolutisht që po. Monitorimi i vendit nga ana jonë është konstant. Zërat që mbërrijnë flasin për qetësi në dukje, e cila mund të shpërthejë në ndonjë aksion të dhunshëm. Urojmë që jo. Në krahasim me Iranin, na duket se diplomacia ndërkombëtare lëvizi me kohë dhe se dy kandidatët, në mos tjetër, janë të pajisur me inteligjencën politike për t’u marrë vesh ndërmjet tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.