2009-08-23 12:20:00

Thirrje e ipeshkvijve argjentinas për të përballuar problemin dramatik të varfërisë në vend.


(23.08.2009 RV)20 ipeshkvijtë argjentinas, që marrin pjesë në mbledhjen e Komitetit të Kryesisë së Konferencës ipeshkvnore, e cila përfundoi me botimin e një dokumenti, dëgjuan raportin e imzot Horhe Kazareto, ipeshkëv i San Isidorit e kryetar i Komisionit ipeshkvnor për baritorinë shoqërore, kushtuar pikërisht shuplakës së varfërisë në vend. Atë Horhe Oesterheld, zëdhënës i episkopatit, shpjegon se imzot Kazareto i njohu ipeshkvijtë me statistikat e Universitetit katolik të Buenos Ajres. Sipas tyre, 40% e popullsisë së vendit jeton në kushte mjerimi. Ndërsa shifra e dhënë nga Instituti kombëtar i statistikës kufizohet tek 15.6%. Zëdhënësi i episkopatit shpjegon se Kisha nuk e ka ndër mend të polemizojë për shifrat: për të nuk kanë rëndësi numrat, por problemi. - Qeveria ka bërë shumë e vijon të punojë, po kjo nuk është e mjaftueshme - saktëson Atë Oesterheld - i cili u bën thirrje të gjithë politikanëve të vendit t’i kushtojnë çështjes shoqërore vëmendjen që meriton. “Për këtë nuk ka përgjegjësi vetëm qeveria – theksoi – përgjegjësia është e të gjithëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.