2009-08-23 12:15:43

Filloi sot në Rimini Mitingu XXX për miqësinë ndërmjet popujve me temë: “Njohja është gjithnjë ngjarje e madhe”.


(23.08.2009 RV)Mitingu u hap sot në orën 11. 00 me Meshën Shenjte, kryesuar nga ipeshkvi i Riminit, imzot Françesko Lambiazi. Në fillim të kremtimit u lexua mesazhi i Papës, drejtuar pjesëmarrëve. Më pas nisën menjëherë takimet, gjatë të cilave, për shtatë ditë me radhë do të shkëmbehen mendime rreth temës së miqësisë e të njohjes ndërmjet popujve, që kanë dërguar në takimin e madh përfaqësuesit e tyre nga vise të ndryshme të të pesë kontinenteve. Vende e popuj, njerëz e opinione do të jenë protagonistë të Mitingut, ku do të flitet për të kaluarën e për të ardhmen e njerëzimit e ku, sidomos, do të lindin miqësi të reja, falë pikërisht njohjes, që është gjithnjë ngjarje e madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.