2009-08-23 12:19:38

Dhunë në Meksikë: rrezikohet jeta e shumë meshtarëve.


(23.08.2009 RV)Në Meksisë meshtarët jetojnë gjithnjë nën kërcënim. Që nga viti 1993 janë vrarë 15 rregulltarë, ndërmjet të cilëve, kardinali Huan Hesus Posadas Okampo, kryeipeshkëv i Guadalaharës dhe 11 priftërinj. Njoftimet vijnë nga një studim kushtuar ‘persekutimit të ri të meshtarëve’, që u botua këto ditë nga qendra e studimit e Konferencës ipeshkvnore meksikane. Sipas këtij studimi, meshtarët janë në rrezik jete sidomos në shtetet jugore të Guerreros, Çapasit e Oksakës, por edhe në zonat veriore, ku vijojnë ndeshjet e tërbuara ndërmjet bandave të tregtarëve të drogës. Rasti më tronditës – kujtohet në dokument – është ai i kryeipeshkvit të Gudalaharës, kardinalit Pasadas Okampo, që u vra në maj të vitit 2003 në aeroportin e qytetit të tij, gjatë një shkëmbimi zjarri ndërmjet trafikantëve të drogës.
Askush – kujton gazeta ‘Avvenire’ – nuk është arrestuar e aq më pak, dënuar për këtë vrasje.







All the contents on this site are copyrighted ©.