2009-08-21 17:46:03

Sulm ajror në Pakistan kundër talebanëve 12 të vrarë.


(21.8.2009 RV)Në Pakistan 12 viktima ndërmjet të cilave gra dhe fëmijë. Ky është bilanci i sulmit me raketa të lëshuara nga një aeroplan amerikan pa pilot në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin. Lajmet e televizionit lokal flasin për një aeroplan që goditi pesë shtëpi, baza të talebanëve. Si përgjigje talebanët sulmuan disa postblloqe të policisë por pa viktima. Ndërkaq u bë e ditur se u lirua turisti francez që ishte marrë peng në maj, në jug të Pakistanit. E pikërisht sot, Gazeta Nju Jork Tajms njoftoi se CIA i ka besuar shoqërisë private të sigurisë “Blekuotër” zbatimin e programit më të rëndësishëm antiterrorist: atë të sulmeve me avionë pa pilotë kundër udhëheqësve të Al Kaedës në Pakistan dhe Afganistan. Tashmë “Blekuoter”, e cila është akuzuar për vrasjen e 17 civilëve në Bagdad në 2007, ka që në vitin 2004 që punon për llogari të CIA..







All the contents on this site are copyrighted ©.