2009-08-21 17:47:00

Moska dëmshpërblen familjet e viktimave të hidrocentralit në Sajano Shushenskaja.


(21.8.2009 RV)Një milion rubla, barazi me 22 mijë euro, për secilën nga familjet e 70 punonjësve që humbën jetën në shpërthimin e hidrocentralit Sajano-Shushenskaja në Siberi. Kështu premtoi kryeministri rus Vladimir Putin, i cili sot vizitoi kryeqytetin rajonal Abakan për t’u njohur nga afër me situatën. Dëmshpërblimet do të paguhen nga korporata Rus-hidro e cila gjithashtu do të riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga shpërthimi që kapin shifrën prej 40 miliardë rubla.







All the contents on this site are copyrighted ©.