2009-08-21 17:46:45

Ministri i jashtëm anglez i tronditur nga pritja si hero e terroristit Al Megrah në Tripoli.


Ministri i jashtëm anglez Dejvid Miliband dënoi ashpër pritjen si hero në Libi të Abdel Baset Al Megrah-it, terroristit që ishte dënuar për atentatin e Lokerbisë, e që u liria nga burgu skocez për arsye humanitare. “Natyrisht që tronditesh thellë kur sheh se një kriminel që ka vrarë shumë njerëz pritet si hero në Tripoli. Është tepër e dhimbshme veçanërisht për 270 familjet e viktimave të Lokerbisë, të cilat çdo ditë vajtojnë të afërmit e tyre.” – deklaroi për BBC ministri i jashtëm Miliband. Më pas ministri mohoi akuzat se Anglia i ka bërë presion Skocisë të lirojë terroristin Al Megrah, lirim të cilin presidenti Barak Obama e quajti gabim.







All the contents on this site are copyrighted ©.