2009-08-21 17:46:24

Me dhjetëra viktima në Somali nga luftimet ndërmjet trupave qeveritare dhe rebelëve islamikë


(21.8.2009 RV)Në Somali vijojnë luftimet e ashpra ndërmjet trupave qeveritare dhe rebelëve islamikë për marrjen nën kontroll të territorit. Disa burime flasin për dyzet të vrarë dhe gati 100 të plagosur vetëm në kryeqytetin e vendit Mogadisho. Për gjendjen në vend, në mikrofonin tonë flet Imzot Xhorxho Bertin, administrator apostolik i Mogadishos. Ta dëgjojmë:
Përgjigje: Në Mogadisho ka në qeveri tranzicioni e cila kontrollon disa pjesë të kryeqytetit. Ndoshta ka edhe aleatë në pjesë të tjera të vendit, mbi të gjitha në jug. Ka pastaj edhe grupe të ndryshme islamike si Shabab dhe Hizbul Islam. Në fund pastaj, ka edhe zona që nuk kontrollohen nga asnjëra palë, ku nuk qeveris askush.







All the contents on this site are copyrighted ©.