2009-08-21 17:46:36

Irani lejon inspektorët e OKB-së të kontrollojnë centralet bërthamore.


(21.8.2009 RV)Autoritetet e Iranit i lejuan më në fund inspektorët e Kombeve të Bashkuara të vizitojnë një reaktor bërthamor, i cili është në përfundim e sipër. Gjithashtu ato lajmëruan se do t'i lejojnë vëzhguesit ndërkombëtarë të vizitojnë edhe një reaktor tjetër bërthamor. Njoftimi u bë i njohur nga zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në Vjenë. Inspektorët thanë se më në fund, pas një viti, javën e kaluar iu dha mundësia të vizitonin reaktorin në Arak. Po javën e kaluar, Irani miratoi edhe kërkesën e agjencisë për shtimin e mbikqyrjes në uzinën e pasurimit të uraniumit në Arak. Kjo uzinë prodhon material për karburant bërthamor, nga i cili mund të prodhohet edhe bomba atomike.







All the contents on this site are copyrighted ©.