2009-08-20 16:51:22

Shën Bernardi i Kjaravales: Lutja "Memorare!" ("Të biejë ndër mend").


(20.08.2009 RV)Kjo Lutje, tepër e dashur për Nënën tonë Terezë, besohet të jetë shkruar nga Shën Bernardi i Kjaravales që në shekullin XII dhe më vonë të jetë përkthyer nga latinishtja në italisht.
Në shqip, e përkthyer nga Atë Aleks Baçli e Atë Jakob Marlekaj, tingëllon kështu: "Të biejë ndër mend, o e Shenjtnueshmja Virgjina Mëri, se nuk asht ndie kurr në këtë botë që ndokush, tue pasë ardhë te Ti me lypë ndihmën tande, prej tejet të jetë kenë lëshue doret. Trimnue, pra, prej kësaj shprese, i ngarkuem me njëmijë mëkate e me lot për faqe, po dal përpara tejet e, tue u përmbysë ndër kambët Tua, po të lypi mëshirë. Deh! Pra, o Nana e Birit Hyjnuer, mos e përbuz zanin tem, por me mirësi tande, ndieje e ndigjoje! Amen! (këtu lypet ndjesa).
Kush e thotë këtë uratë me devocion, fiton ndjesën e pjesëshme të mëkateve. Nënë Tereza e thoshte nëntë herë rresht, kur kishte nevojë për ndihmë të mbinatyrëshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.