Papa emëron imzot Fratinin nunc të ri apostolik në Spanjë.
(20.08.2009 RV)Benedikti XVI emëroi
kryeipeshkvin Renco Fratini, nunc të ri apostolik në Spanjë dhe në Principatën e Andorrës.
Imzot Fratini, deri tani nunc në Nigeri, do të kryejë edhe detyrën e Vëzhguesit
të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Organizatës Botërore të Turizmit në Madrid. I
lindur në vitin 1944, në Urbisalia, në provincën e Maçeratës, u shugurua meshtar më
1969; ipeshkëv, më 1993. Gjatë karrierës së tij diplomatike në shërbim të Selisë Apostolike,
ka qenë nunc në Nigeri, në Timorin Lindor e në Pakistan.