2009-08-20 17:21:27

Nga 28 deri më 30 gusht në Kastel Gandolfo, takimi tradicional i ish-studentëve të Benediktit XVI.


(20.08.2009 RV)Do të zhvillohet nga 28 deri më 30 gusht, në Qendrën Mariapoli të Kastel Gandolfos, takimi i ish-studentëve të Benediktit XVI, që njihet me emrin Schülerkreis: në qendër të vëmendjes, në seminarin veror, do të jetë tema e misionit, parë në perspektivë ekumenike. Papa do të kryesojë Meshën përfundimtare të 31 gushtit.
Është një takim tashmë tradicional ky i Jozef Racinger dhe ish-nxënësve të tij, që filloi në vitet ’70, gjatë kohës kur ishte profesor në Universitetin e Regensburgut. Kur Pali VI, më 1977, e emëroi teologun Racinger kryeipeshkëv të Munih-Freising, studentët e tij menduan se takimi i përvitshëm nuk do të mbahej më. Por takimi vijoi. E edhe kur profesori Racinger u zgjodh në fronin e papnisë, u mendua se këto takime nuk do të mund të organizoheshin më. Po Benedikti XVI i thirri përsëri ish-nxënësit e tij.
Në takimet e viteve të kaluara është folur për lidhjen ndërmjet Ungjillit e Jezusit historik, parë edhe nën dritën e librit të Papës “Jezusi i Nazarenit”, për islamin, evolucionizmin, fenë e Biblën.







All the contents on this site are copyrighted ©.