Të krishterët irakianë përsëri në qendër të vrasjeve dhe të rrëmbimeve.
(19.08.2009 RV)Sabah Daud Askar, 55 vjeç, i martuar dhe me tre fëmijë, u vra
përpara shtëpisë së tij në lagjen Almaz në Kirkuk ndërsa përpiqej të ndalonte marrjen
peng të një fëmije mysliman. Po dje Samir Gorxha, 50 vjeç, me profesion mjek, u rrëmbye
nga disa terroristë të cilët gjatë pengmarrjes shtinë me armë duke vrarë edhe një
kalimtar, edhe ky i krishterë. Agjencia Azianjuz flet për një atmosferë terrori dhe
frike që ka përfshirë të gjithë të krishterët aq sa mund të pritet edhe një ikje tjetër
masive e tyre. Por nga Iraku vijnë edhe lajme të mira për bashkëjetesën. Kryeipeshkvi
i Kaldejve të Kirkukut, Imzot Luis Sako gjatë ceremonisë të kthimit të tri shkollave
të krishtera të shtetizuara nga regjimi i Sadam Hyseinit Kishës Kaldee, tha se e ardhmja
e Irakut do të nisë pikërisht nga arsimi. “Synimi ynë është që të krishterët dhe myslimanët
të arsimohen së bashku nën të njëjtën strehë” nënvizoi prelati.