2009-08-18 16:42:37

Në shtator e në tetor, Muzetë e Vatikanit do të hapen përsëri në mbrëmje.


(18.08.2009 RV)Pas suksesit të hapjes së parë në mbrëmje, më 24 korrikun e kaluar, Muzetë e Vatikanit njoftojnë se hapja e jashtëzakonshme mbrëmësore do të vijojë këtë vit, çdo të premte të muajit shtator (4,11,18,25) dhe të muajit tetor (2,9,16,23,30). Publiku mund të vizitojë Kapelën Sikstine, Stancat e Rafaelit dhe mrekullitë e tjera të Muzeve, ndërmjet orës 19 e 23, me hyrjen e fundit në orën 21.30 të atyre që kanë shënuar detyrimisht emrin në kanalin zyrtar të Muzeve të Vatikanit www.vatican.va: në faqen ku shkruhet “Musei Vaticani” të klikohet mbi gjuhën e dëshiruar; në faqen e mëpasme të klikohet në anën e majtë mbi Musei Vaticani e të ndiqen udhëzimet për Biglietteria online. Gjithnjë online mund të porositet një vizitë me shoqërues







All the contents on this site are copyrighted ©.