2009-08-17 17:10:34

Thirrje për shpresë e ftesë për mision: mandati i Plenares IX të ipeshkvijve në Azi.


(17.08.2009 RV)“Ftesë për dëgjimin e fjalës së Zotit, thirrje për të thelluar fenë e shpresën, nxitje për mision”. Me këto fjalë mund të përmblidhet mesazhi përfundimtar i mbledhjes IX plenare të Federatës së Konferencave Ipeshkvnore të Azisë (Fabc), që përfundoi dje në Manila të Filipineve, me një kremtim eukaristik, kryesuar nga i dërguari i Benediktit XVI, kardinali Frensis Arinze. Në ceremoninë përfundimtare, organizuar pranë Qendrës Piu XII të Manilës, jezuiti Katalino Arevalo u vlerësua me titullin ‘Atë i teologjisë aziatike”, për veprimtarinë e tij të shquar në këtë fushë.
“Si ta jetojmë misterin eukaristik” ishte tema që përshkoi të gjitha reflektimet e, prej këndej, edhe dokumentin përfundimtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.