2009-08-17 17:09:14

Papa emëron imzot Parolin, nunc në Venezuelë e imzot Balestrero, zevendës-sekretar i seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet.


(17.08.2009 RV)Papa e emëroi nunc apostolik në Venezuelë, Imzot Pietro Parolin, deri tani zevendës-sekretar i seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, duke e lartuar njëkohësisht në dinjitetin kryeipeshkvnor, në selinë titullare të Akuapendentes.
Vendin e zevendës-sekretarit për Marrëdhëniet me Shtetet e zë imzot Ettore Balestrero, deri tani këshilltar nunziature pranë të njëjtit seksion.
Imzot Balestrero lindi 42 vjet më parë në Gjenovë. Meshtar nga 18 shtatori 1993, u specializua në teologji e në drejtësi kanonike. Në vitin 1966 hyri në shërbimin diplomatik të Selisë Shenjte. Shërbeu në nunciaturat apostolike të Koresë e të Mongolisë (1996-1998) si dhe në Vendet e Ulëta (2001). Nga viti 2001 vijon shërbimin në seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Përveç italishtes, zotëron gjuhën angleze, spanjolle, frënge, gjermane e holandeze.







All the contents on this site are copyrighted ©.